Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Integriteti në aktivitetet tona menaxhuese

Ruajtja e besimit të marrëdhënies sonë me palët e interesuara — pacient, klientët, aksionarët, furnizuesit dhe partnerët e tjerë menaxhues dhe anëtarët e shoqërisë civile — me të cilët menaxhon Sanofi

Zgjidhja  e konfliktit të interesit
Zgjidhja e konfliktit të interesit
ËSHTË ME RËNDËSI THELBËSORE TË IDENTIFIKOHEN TË GJITHA KONFLIKTET DHE INTERESAT E MUNDSHME DHE TË ZGJIDHEN NË MËNYRË EFIKASE.
Zgjidhja  e konfliktit të interesit

Konflikti i interesit është situatë e cila paraqet rrezik që interesi personal do të ndikojë ose në dukje do të ndikojë ndaj interesave legjitime menaxhuese të kompanisë Sanofi. Të gjitha konfliktet e interesit krijojnë përshtypjen e mospërshtatshmërisë, gjë që mund të ndikojë ndaj besimit në Sanofi. Për këto shkaqe, me rëndësi thelbësore është që të identifikohen të gjitha konfliktet e mundshme të interesit dhe të zgjidhen në mënyrë efikase.

Sanofi i është përkushtuar zbulimit proaktiv dhe paraqitjes së të gjitha konflikteve të interesit dhe marrjes së masave që këto konflikte të zhduken ose të pakësohen.

Për të parandaluar konfliktin e interesit, të gjithë të punësuarit e kompanisë Sanofi duhet të jenë më të kujdesshëm dhe ta aprovojnë sjelljen adekuate në situatat në të cilat objektiviteti i vendimeve të tyre menaxhuese, ndikon sidomos te:

  • Obligimet e jashtme
    • Bashkëpunimi me ose marrjen e kompensimeve nga ndonjë furnizues ose klient i kompanisë Sanofi.
    • Ruajtja e interesit financiar ose raporti me konkurrencën e kompanisë Sanofi, me klientin ose furnizuesin ose cilëndo palë të tretë e cila menaxhon me kompaninë Sanofi.
    • Fitimi ose zotërimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, i çfarëdo kontributi në pronë ose me mjetet e cilitdo lloji për nevojat e shitjes ose dhënies me qira të njëjtave kompanisë Sanofi.
    • Kërkimi i përfitimit personal nga pala e tretë me ndikim ndaj vendimit të volitshëm të kompanisë Sanofi lidhur me palën e tretë.
    • Pjesëmarja në aktivitetet e jashtme të cilat janë mjaft të rëndësishme që të nxisin çështjet për aftësitë Tuaja që t’ia kushtoni kohën dhe vëmendjen adekuate detyrimeve të ndara të punës.
  • Marrëdhëniet personale
    • Ndërveprimi me njërëz të farefisit të cilët punojnë ose e kanë paraqitur fletëaplikimin për punësim në kompaninë Sanofi, konkurrentit, furnizuesit ose klientit të kompanisë.
    • Blerjen e mallrave dhe të shërbimeve në emër të kompanisë Sanofi nga njerëz të farefisit ose firmës në të cilën dikush nga farefisi ka interes.
  • Marrja e dhuratave
    • Me pranimin e dhuratave marrësi mund ta ndjejë veten iI detyruar ndaj dhuratëdhënësit, gjë me të cilën mund ta rrezikojë objektivitetin e vendimeve të tij dhe mund të ndikojë sikur të kishte qenë qëllimi i dhuratës dhënia e ryshfetit atij ose ndonjë të punësuari tjetër të kompanisë Sanofi.