Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Integriteti në aktivitetet tona menaxhuese

Ruajtja e besimit të marrëdhënies sonë me palët e interesuara — pacient, klientët, aksionarët, furnizuesit dhe partnerët e tjerë menaxhues dhe anëtarët e shoqërisë civile — me të cilët menaxhon Sanofi

Transparenca  për produktet tona
Transparenca për produktet tona
QËLLIMI YNË ËSHTË QË TË JAPIM INFORMACIONE MË RELEVANTE, MË TË QARTA DHE MË TË ARSYESHME QË TË SIGUROJMË PËRDORIM MË ADEKUAT TË PRODUKTEVE TONA.
Transparenca  për produktet tona
SANOFI I ËSHTË PËRKUSHTUAR:
  • Paraqitjes së të gjitha informacioneve të njohura për përfitimet dhe rreziqet e mundshme që kanë të bëjnë me produktin e hulumtuar para fillimit të ekzaminimit të ri klinik të punësuarëve të shëndetësisë dhe pacientëve. Ne jemi duke e përcjellë me kujdes sigurinë e produktit gjatë ekzaminimeve klinike në përputhje me dispozitat kompetente dhe me praktikën e mirë klinike dhe ua dërgojmë punonjësve shëndetësorë të gjitha informacionet e reja relevante ose sinjalet gjatë studimit.
  • Sigurimit të aplikimit adekuat të produktit nga hedhja në treg deri te cikli jetësor duke bërë përpjekje që bashkë me produktin të dërgohet edhe udhëzimi për pacientin që duhet të jetë sa më i qartë dhe më i kuptueshëm për pacientin.
  • Sigurimit që të gjithë të punësuarit në kompaninë Sanofi, përfaqësuesit e kompanisë dhe palët e treta i paraqesin reagimet e padëshirueshme dhe të dhënat e tjera me rëndësi për farmakovigjilancën që e mësojnë gjatë një dite pune Zyrës për farmakovigjilancë, pa e marrë parasysh a kanë të bëjnë me produktin e kompanisë Sanofi. I nxisim pacientët që të njoftojnë Zyren për farmakovigjilancë të kompanisë Sanofi në vendin e vet dhe mjekun ose farmacistin nëse ju paraqitet çfarëdo efekti i padëshirueshëm.
  • Me sigurimin e informacioneve shkencore të cilat janë të vërteta ose mashtruese dhe të cilat nuk e mbivlerësojnë përfitimin real nga produkti dhe vendin e tij në terapi të sëmundjes. Ne nuk i kufizojmë informatat në ato të cilat janë të volitshme për produkt. Ne japim informacione adekuate dhe lehtë të kuptueshme të cilat i vlerësojnë rreziqet dhe përfitimet që kanë të bëjnë me produktin. Ne i mbështesim të gjitha të dhënat shkencore, pohimet ose krahasimet të cilat i përmendim në materialin tonë.
  • Promovimit të produkteve të regjistruara ose produkteve në qarkullim rreptësisht në përputhje me lejen për hedhjen në qarkullim ose me dokument referues. Ne nuk i promovojmë produktet e paregjistruara ose indikacionet e pa miratuara të produkteve të regjistruara.