Përveç kësaj, të gjithë të punësuarit e kompanisë Sanofi të cilëtve u paraqitet dyshimi menjëherë duhet t’ia përcjellin lëndën Compliance Officer-it relevant ose linjës së siguruar Compliance Helpline siç është theksuar më lart.
Kundër të punësuarve të cilët e paraqesin dyshimin nuk do të fillojnë kurrfarë veprimesh disiplinore as nuk do të diskriminohen, me kusht që të veprojnë në besimin më të mirë dhe pa qëllime të këqia, madje edhe kur dëshmohet se faktet e paraqitura nuk janë të sakta ose nëse nuk ndërmerren kurrfarë veprimesh të mëtejme.
Zyra Ethics & Business Integrity ka për detyrë që të hulumtojë pohimet në raportim, bashkë me përkrahjen e funksioneve të tjera në kuadër të kompanisë Sanofi kur kjo është e nevojshme.
Nëse me hetim dëshmohen pohimet nga paraqitja, Sanofi i fillon masat korrigjuese dhe/ose disiplinore dhe procedurat e gjyqësore, nëse kjo konsiderohet e nevojshme.