Jemi të përkushtuar që t’i respektojmë dhe t’i promovojmë të drejtat e njeriut, në pajtim me Deklaratën universale për të drejtat e njeriut dhe për Parimet themelore për të drejtat e njeriut në kontekstin e menaxhimit. Ne jemi nënshkrues të Marrëveshjes globale të KB nga viti 2003 dhe me kujdes jemi duke i përcjellë çështjet e përfshira në Konventat fundamentale të Organizatës ndërkombëtare të punës (duke përfshirë edhe ndalimin e punës së fëmijëve dhe punës së detyruar dhe respektimin e lirisë së bashkimit). Ne e promovojmë të qenët më ndryshe, e aplikojmë objektivitetin dhe dashamirësinë në ndërveprimin tonë me individët brenda dhe jashtë kompanisë Sanofi.
Respektimi dhe mbrojtja e njerëzve dhe e ambientit jetësor
Për ambient pune stimulues, krijues dhe të sigurt

Respektimi i njerëzve
SANOFI KULTIVON AMBIENT PUNE STIMULUES, KRIJUES DHE JODISKRIMINUES PËR TË GJITHË TË PUNËSUARIT DHE PËR PARTNERËT E JASHTËM MENAXHUES.

SANOFI I PËRKUSHTOHET:
- Ndalimit të çfarëdo sjelljeje e cila mund të ndikojë negativisht në dinjitet personal.
-
Mbajtjes së tolerances zero ndaj keqtrajtimit dhe të gjitha formave të diskriminimit për cilëndo nga këto baza:
- gjinia
- identiteti gjinor
- pleqëria
- origjina
- orientimi fetar
- orientimi seksual
- pamja fizike
- gjendja shëndetësore
- invaliditeti
- aktivitetet sindikale qëndrimet
- politike
- kombësia
- fituata familjare.
- Për përkrahjen e mundësive të barabarta për të gjithë të punësuarit ose kandidatët për punë në kuptimin e rekrutimit, qasjes në trajnime, kompensime, sigurimit social, mobilitetit të brendshëm dhe zhvillimit të karrierës. Shkathtësitë, përvoja dhe aftësitë personale janë faktorë të vetëm të cilët i marrim parasysh.
- Promovimin i të qenit i ndryshëm sepse besojmë se identitetet e ndryshme të njerëzve tanë dhe të partnerëve të jashtëm menaxhues janë burim i forcës dhe përbërës kryesor të suksesit tanë.
- Presim që partnerët tanë të jashtëm menaxhues që t’u përmbahen parimeve fundamentale të Organizatës ndërkombëtare të punës, sidomos atyre që kanë të bëjnë me punën e fëmijëve, punën e detyruar, orarin e punës, pagën, lirinë e bashkimit dhe mosdiskriminimin.