Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Integriteti në aktivitetet tona menaxhuese

Ruajtja e besimit të marrëdhënies sonë me palët e interesuara — pacient, klientët, aksionarët, furnizuesit dhe partnerët e tjerë menaxhues dhe anëtarët e shoqërisë civile — me të cilët menaxhon Sanofi

Pjesëmarrja  në jetën politike
Pjesëmarrja në jetën politike
SANOFI VEPRON NË MËNYRË TRANSPARENTE, SINQERISHT DHE ME INTEGRITET KUR MERR PJESË NË JETËN PUBLIKE.
Pjesëmarrja  në jetën politike

Sanofi menaxhon në mënyrë transparente, sinqerisht dhe me integritet kur merr pjesë në jetën publike. Asnjë i punësuar ose përfaqësues i kompanisë Sanofi nuk mund të veprojë as të flasë për çështjet publike kur përfaqësuesi i Kompanisë nuk ka autorizim. Të punësuarit e kompanisë Sanofi mund të marrin pjesë në jetën publike në mënyrë të pavarur, me kusht që të jetë e qartë se pjesëmarrja e tyre është veprim personal, pa kurrfarë lidhshmërie me kompaninë Sanofi.

Si qytetar korporativ, Sanofi merr pjesë në jetën publike të shteteve dhe rajonit në të cilat menaxhon. Kjo mund të nënkuptojë angazhimin në shqyrtime për çështjet me interes publik, pjesëmarrjen në zhvillimin e politikës publike dhe dhënien e donacioneve ose kontributeve financiare organizatave publike që të tregohet përkrahja misionit të këtyre organizatave.

Në të gjitha këto përpjekje, gjithnjë përpiqemi t’i japim kontribut pozitiv jetës publike dhe asnjëherë nuk i fshehim aktivitetet tona. Gjithnjë veprojmë në pajtim me ligjet kompetente.

Ne e mbështesim pjesëmarrjen e të punësuarve tanë në jetën publike në emrin e tyre personal. Që të shmanget mosmarrëveshja eventuale, i punësuari duhet ta bëjë me dije qartësisht se merr pjesë në emrin e vet personal, e jo në emër të kompanisë Sanofi.

Vetëm i punësuari i autorizuar mund të flasë në emër të kompanisë në opinion. Asnjë i punësuar ose përfaqësues i kompanisë Sanofi nuk ka autorizime ta detyrojë kompaninë që të përkrahë ndonjë parti politike, ndonjë politikan ose kandidat në zgjedhje në çfarëdo mënyre, as ta përdorë lidhjen me kompaninë Sanofi në aktivitete politike. Në Shtetet e Bashkuara, Ligji Federal e autorizon formimin e Këshillave korporative për aktivitete politike (PAC), të cilat mund t’u japin kontribute kandidatëve në zgjedhjet federale dhe në disa zgjedhje shtetërore. PAC janë të regjistruara te Komisioni Federal i Zgjedhjeve dhe/ose agjencitë shtetërore siç e kërkon këtë ligji. Sanofi e ka themeluar PAC –in e të punësuarve në SANOFI US Services Inc., si edhe PAC në Masaçusets – Këshilli për aktivitete politike Sanofi Masaçusets dhe secili prej tyre merr kontribute nga individët e kualifikuar dhe jep kontribute për të përkrahur kandidatët federalë dhe shtetërorë të cilët i mbështesin politikat publike që nxisin hulumtimet, u sigurojnë pacientëve ofrimin e barnave dhe i shpërblejnë inovacionet.