Tregtia nga ana e personit të brendshëm (insajderit) bëhet kur personi tregton me letra me vlerë të kompanisë kur ka njohuri për informacionet materialisht të rëndësishme, të cilat nuk janë të disponueshme publikisht për këtë kompani. Shembujt më tipikë të tregtimit të personit të brendshëm (insajderit) janë shitja e aksioneve para se që lajmet e këqia sjellin deri te rënia e çmimit të këtyre aksioneve ose blerja e aksioneve para se që rritet çmimi për shkak të lajmeve të mira.
Sanofi konsideron të brendshëm (insajder) çdo person i cili ka informacione të konsiderueshme, të besueshme dhe të ndjeshme për çmimet lidhur me kompaninë Sanofi, shoqëritë e lidhura me të dhe partnerët në bursë. Vetvetiu, personi i brendshëm duhet të përmbahet nga tregtia me aksione të kompanisë relevante, nga shitja e aksioneve bonus ose realizimit të mundësive të tjera.
Tregtia na ana e personit të brendshëm bëhet edhe kur aksionet blihen ose shiten para publikimit të lajmeve të cilat mund të kenë ndikim pozitiv ose negativ ndaj çmimit të tregut të aksioneve të kompanisë Sanofi ose partnerit të mundshëm edhe kur blerja ose shitja bazohen në informacione insajderike lidhur me këta faktorë, ndër të cilët:
- rezultatet financiare
- sigurimi ose tjetërsimi i propozuar
- rezultatet e ekzaminimeve të rëndsishme klinike
- dhënia e lejeve për hedhjen në qarkullim të produkteve të reja
- humbja ose fitimi i kontratës së rëndësishme
- proceset gjyqësore vijuese
Rregullat për tregtimin insajderik nuk aplikohen vetëm ndaj aksioneve të kompanisë Sanofi, por edhe ndaj aksioneve të cilësdo pale të tretë me të cilën është e lidhur kompania.