Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Integriteti në aktivitetet tona menaxhuese

Ruajtja e besimit të marrëdhënies sonë me palët e interesuara — pacient, klientët, aksionarët, furnizuesit dhe partnerët e tjerë menaxhues dhe anëtarët e shoqërisë civile — me të cilët menaxhon Sanofi

Ndërveprimet me  bashkësinë shkencore
Ndërveprimet me bashkësinë shkencore
SANOFI I ËSHTË PËRKUSHTUAR VEPRIMIT NË PËRPUTHJE ME STANDARDET MË TË LARTA TË INTEGRITETIT DHE NDERIT NË NDËRVEPRIM ME BASHKËSINË SHKENCORE.
Ndërveprimet me  bashkësinë shkencore

Ndërveprimi me bashkësinë shkencore është legjitim dhe me rëndësi thelbësore në përpjekjet që pacientët dhe klientët të kenë qasje në produktet të cilat i kanë të nevojshme dhe që i shfrytëzojnë produktet e kompanisë Sanofi në mënyrë të rregullt për rezultate optimale. Këto ndërveprime e mundësojnë edhe fitimin e informacioneve kthyese dhe këshillave për produket tona. Barnat në fazën e hulumtimit dhe të zhvillimit, si edhe në praktikën klinike, kanë përfitim të madh nga këto ndërveprime. Sanofi e mbëshet edhe edukimin mjekësor, me çfarë krijohet forumi në të cilin ekspertët shkencorë i ndajnë përvojat e veta klinike dhe mësojnë vazhdimisht. Sanofi i është përkushtuar veprimit sipas standardeve më të mëdha të integritetit dhe besnikërisë në ndërveprim me bashkësinë shkencore.

Sanofi vepron në ndërveprime me bashkësinë mjekësore dhe shkencore në shumë mënyra, duke përfshirë:

  • Përkrahjen e arsimit të tyre mjekësor me dhënien e informacioneve objektive dhe të baraspeshuara për produktet tona dhe për aplikimin e tyre adekuat.
  • Organizimi i tubimeve mjekësore ose shkencore ose ngjarjeve ose duke u kontribuar tubimeve shkencore dhe arsimore të cilat i organizojnë palët e treta.
  • Hyrja në aranzhime të pagimit të kompensimit për shërbimet me ekspertë të jashtëm të cilët ofrojnë shërbime të përshtatshme ose kryejnë aktivitete në fushën e mjekësisë ose shkencës lidhur me nevojat legjitime, siç është zbatimi i studimeve, pjesëmarrja në tubime shkencore dhe dhëna e shërbimeve konsulente.

Angazhimi i ekspertëve për dhënien e shërbimeve nuk mund të paraqesë obligim që të përcaktojë, të bëjë, të furnizojë, të shesë, të aplikojë ose të rekomandojë përdorimin e ciltido produkti të kompanisë Sanofi ose shërbimeve. Ekspertët i zgjedhim me aplikimin e kritereve objektive në bazë të nevojës së përkufizuar e jo në bazë të aplikimit të mëparshëm ose të pritur të ardhshëm ose rekomandimit të produktit të kompanisë Sanofi nga ana e atij eksperti. Sanofi duhet të jetë i logjikshëm në shprehjen e vlerës së shërbimit objektiv të tregut me rastin e përcaktimit të kompensimit të cilin ia paguan ekspertit për shërbimin e tij.