Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Mesazhi i drejtorit të përgjithshëm
Integriteti është obligim i cili duhet të orientojë sjelljen tonë jashtë respektimit të thjeshtë të ligjit dhe dispozitave, duke na nxitur që të bëjmë zgjedhjen e vërtetë në çdo situatë.

Pasioni ynë në kompaninë Sanofi është parandalimi, mjekimi dhe shërimi i plotë i sëmundjes gjatë jetës. Jemi të orientuar për përmirësimin e shëndetit të bashkësisë dhe gjetjen e zgjidhjeve të reja për pacientë duke e kombinuar shkencën inovative me teknologji përparimtare.

Jemi të frymëzuar nga rezistenca e pacientëve dhe jemi bërë më të fortë me trashëgiminë tonë. Gjithnjë punojmë për mënyra të reja të betejës kundër sëmudjeve kronike, të ndërlikuara dhe të rralla me ndihmën e barnave të cilat u japin shpresë pacientëve dhe janë ardhmëri e mbrojtjes shëndetësore.

Për të ndërtuar ndërmarrjen me sukses, vazhdimisht përpiqemi të veprojmë me integritet. Secili vendim yni plotësisht bazohet në parimet etike. Integriteti është obligim i cili duhet të orientojë sjelljen tonë jashtë respektimit të thjeshtë të ligjit dhe dispozitave, duke na nxitur që të bëjmë zgjedhjen e vërtetë në çdo situatë.

Ky Kod etik përmban parime të cilat na udhëheqin. Secili prej nesh duhet t’i njohë, t’i kuptojë dhe t’i aplikojë këto parime në punën e vet të përditshme, pa e marrë parasysh funksionin ose nivelin në kompani. Qëllimi i këtij dokumenti referues është që të na mbështesë të gjithë neve në kompaninë Sanofi që t’u mbetemi besnikë obligimeve tona ndaj njerëzve, pacientëve, mjekëve, shkencëtarëve, partnerëve, investuesve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Secili nga ne duhet t’i përmbahet Kodit etik të kompanisë Sanofi. Ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtueshmërinë pacientëve. Ata na frymëzojnë jo vetëm që të hapim rrugë të reja, por edhe të veprojmë me integritet.