Duke e marrë parasysh se jemi duke u përpjekur që të jemi partnerë në rrugën e shëndetit, për ne, si të punësuar në kompaninë Sanofi, vendimtare është që të sillemi me integritet në çdo situatë në të cilën gjendemi. Përvetësimi i sjelljes së drejtë është obligim yni ndaj shoqërisë. Sot më shumë se kurdoherë, ndërtimi i besimit të qëndrueshëm te njerëzit është me rëndësi thelbësore për sukses dhe konkurrencë të kompanisë sonë.
Ky dokument, Kodi ynë Etik, i mbulon fushat të cilat janë me rëndësi thelbësore për kulturën tonë të Identitetit. Ai i përmban drejtimet praktike për mënyrën e sjelljes së të punësuarve në kompaninë Sanofi gjatë ndërveprimit me cilindo lloj të palëve të interesuara.
Vendimmarrja etike nuk është gjithnjë e lehtë. Kjo kërkon gjykim të drejtë që të vlerësohen situatat dhe rreziqet e lidhura me të. Është i domosdoshëm baraspeshimi, objektiviteti dhe inkurajimi që të bëhet një gjë e drejtë në kohën e duhur dhe për shkaqe të drejta.
Përveç këtij kodi, organizata për Etikë dhe integritet të menaxhimit i ka ideuar programet të cilat i sigurojnë, ndër të tjera, trajnimet online, si edhe intranetin e destinuar të web faqes në të cilën grumbullohen informacionet vendimtare qëllimi i të cilave është vendosja e kulturës së integritetit në të gjitha nivelet në organizatë.
E nxis secilin që t’i drejtohet ekipit për Etikë dhe integritet të menaxhimit nëse i nevojiten këshillat dhe mbështetja.