Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave për personalitetin është e drejtë themelore. Në kompaninë Sanofi, mbrojtja e të dhënave për personalitetin e të punësuarve tanë, pacientëve, punëtorëve të shëndetësisë dhe partnerëve të tjerë menaxhues është me rëndësinë më të madhe të mundshme, veçanërisht kur merret parasysh zhvillimi i teknologjive të komunikimit dhe të informacionit.
Sanofi i është përkushtuar mbrojtjes së të dhënave për personalitetin dhe përpunimin e të njëjtave vetëm në kuadër të ligjeve kompetente.
“E dhënë për personalitetin” është çdo informacion i cili mundet të lidhet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi persanat me numër të identifikimit ose një ose më shumë faktorë të cilët janë specifikë për identitetin e tyre fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturologjik ose social (psh., emri dhe mbiemri, data e lindjes, numri i sigurimit social, veçoritë fizike, adresa e emailit, shenja identifikuese e kompjuterit dhe informacionet shëndetësore ose gjenetike).
Që të lehtësohet bartja e të dhënave brenda kompanisë Sanofi dhe në pajtim me Direktivën Evropiane, e kemi botuar një sërë “Rregullash korporative obliguese”, të cilat qeverisin me bartjen e të dhënave nga shoqëritë evropiane në jashtëevroiane të kompanisë Sanofi.