Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përmbajtjen dhe analizën e përdorimit të faqes në internet. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju po pranoni përdorimin e këtyre cookies. Klikoni këtu për more information on cookies and to set your preferences.

I vendosur
Integriteti në menaxhim informacione të kompanive

Për të ruajtur dhe për të mbrojtur konkurrencën, imazhin dhe emrin e mirë

Mbrojtja e imazhit në  rastet shfrytëzimit të rrjetave sociale
Mbrojtja e imazhit në rastet shfrytëzimit të rrjetave sociale
TË PUNËSUARIT E KOMPANISË SANOFI DUHET T’I SHFRYTËZOJNË ME PËRGJEGJËSI RRJETET SOCIALE.
Mbrojtja e imazhit në  rastet shfrytëzimit të rrjetave sociale

Para pak kohe shfrytëzimi i rrjeteve sociale është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Vendosja e informacioneve ose komentimi i përmbajtjeve online mund të ndikojë lehtë në imazhin dhe emrin e mirë të kompanisë sonë, të punësuarve ose partnerëve menaxhues. Prandaj, të punësuarit e kompanisë Sanofi duhet t’i përdorin me përgjegjësi rrjetet sociale. Përveç kësaj, vetëm të punësuarit e emërtuar janë të autorizuar që të komunikojnë në emër të kompanisë Sanofi për kompaninë tonë ose produketet në rrjetet sociale.

Mbrojtja e imazhit dhe e emrit të mirë të shoqërisë kërkon që të punësuarit e kompanisë Sanofi në mënyrë adekuate t’i përdorin rrjetet sociale edhe profesionalisht edhe privatisht. Kjo kërkesë aplikohet ndaj të gjitha mediave digjitale të cilat mund të përdoren në mënyrë interaktive, siç janë faqet zyrtare të rrjeteve sociale (psh., Facebook®, LinkedIn® dhe Twitter®), blogjet dhe faqet zyrtare për shpërndarjen e fotografive/incizimeve (psh., YouTube®, Flickr®), faqet zyrtare të Wikipedisë dhe forumet.

Të punësuarit e kompanisë Sanofi të cilët i vendosin përmbajtjet në internet ose i nënkuptojnë hapat e caktuar (psh., ndarja, “lajket”, vlerësimet) në rrjetet sociale, madje edhe në kuadër të profileve private, duhet ta mbajnë mend që ky aktivitet mund t’i atribuohet kompanisë Sanofi dhe që të ndikojë negativisht në imazhin dhe emrin e mirë të kompanisë Sanofi. Vetvetiu, çdo i punësuar i cili i përdor rrjetet sociale duhet ta bëjë këtë me përgjegjësi dhe t’i ketë parasysh pasojat për Sanofi.