Të gjithë ne kemi për detyrë ta kuptojmë përmbajtjen e Kodit. Nëse besojmë se standardet tona etike janë të rrezikuara, kemi për detyrë që të paralajmërojmë për këtë.


Në disa situata nuk është lehtë të menaxhohet. Miratimi i vendimeve etike ndonjëherë mund të duket shumë i vështirë, meqenëse kjo nuk kërkon vetëm që t’u përmbahemi një sërë rregullave.
Kodi etik është vegël e cila na ndihmon të gjithëve se si të veprojmë me integritet duke e rishqyrtuar veten lidhur me situatat menaxhuese në të cilat gjendemi. Krahas Kodit, Sanofi ka filluar ta zbatojë edhe një sërë politikash dhe procedurash me të cilat duhet të pajtohemi. Duhet të shtrojmë pyetje kur kjo është e nevojshme që të veprojmë në mënyrë të drejtë dhe në kohë të duhur për shkaqe të drejta.
Mund të ketë raste në të cilat ky Kod shmanget nga ligji lokal ose zakon në një shtet të caktuar. Në rastet kur ligji lokal ose zakoni imponojnë standarade më të larta nga ato të cilat janë theksuar në Kod, gjithnjë aplikohen ligjet lokale dhe zakonet. Nëse, nga ana tjetër, Kodi kërkon standarde më të larta, i njëjti konsiderohet kompetent.
- A jam duke e shkelur cilindo ligj, Kodin etik të kompanisë Sanofi, politikat dhe procedurat?
- A jam jokonsekuent në vlerat etike?
- A jam duke u sjellë ndaj të tjerëve ashtu siç pres që të tjerët të sillen ndaj meje?
- A do t’i mbetem borxh ndokujt për këtë kundërshpërblim?
- A do të ndikonte vendimi im në mënyrë të papërshtatshme sikur të botohet në ballinë të gazetës?